U akuzua nga Marotta, reagon presidenti i Serie A

Presidenti i Serie A, , Dal Pino, ka reaguar pas flajëve të shefit ekzekutiv të Interit.

Giuseppe Marotta, është shprehur i pakënaqur me vendimet e federatës italiane.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes Juventus – Inter ka qenë problem i madh sipas fjalëve të Marotta, i cili insistonte se vendimi është marrë pa u konsultuar me skuadrat.

Por, këto fjalë ka përgënjeshtruar Dal Pino, i cili ka thënë se kishte propozim që ndeshja të luhet të hënën, por skuadra e Inter refuzoi.

“Vendimi është i imi, por klubet e përfshira kanë dëgjuar nga telefoni për këtë, kështu që ne i dimë mirë pozicionet e secilës. Ne veprojmë me përgjegjësi për të mbrojtur tifozët” ka thënë Dal Pino, transmeton lajmi.net.

“Të premtën, De Siervo dhe unë i kemi propozuar Interit që ndeshja të luhet të hënën, me dyert e hapura. Inter refuzoi kategorikisht të zbres në fushë” shtoi presidenti i Serie A.

Juventus do të luante të mërkurën kundër Milan, në Kupën e Italisë dhe ndeshja e luajtur të hënën nuk do t’iu shkonte përshtati as atyre.


Shtuar 1.03.2020 11:02