Pas qëndrimit të bërë publik në Tëitter nga kryeministri Edi Rama ku shprehej se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po baltos kryeministrin Kurti ka reaguar dhe vetë Haradinaj.
Sipas tij, Rama është i frustruar ndaj tij për shkak se prishi planet për Serbinë e madhe. Ai thotë se Rama po zbaton këshillat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas vizitës në Moskë pak ditë më parë në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.
Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.