Dy truket e bukurisë që do t’ju bëjnë të dukeni si të ishit 18 vjeç

Ndërkohë që mendjet më të mira në shkencë dhe mjekësi po punojnë shumë në shpikjen e metodave që do të na ndihmonin për të zgjatur jetën, kemi gjetur një zgjidhje për t’u dukur paksa më të rinj në pamje të jashtme sigurisht.

Ne do t’ju sjellim disa përbërës që do t’ju bëjnë të “zgjoheni” më të rinj.

Rinovim i lëkurës së fytyrës

Ju duhet:

Kafe e bluar. Kafja duhet të jetë e bluar sa më mirë pasi vetëm në këtë formë nuk do të dëmtojë lëkurën tuaj.

Qumësht. Është më mirë të përdorni qumësht me yndyrë të ulët

Një tas për përzierjen.

Një lugë ose një shpatull për të aplikuar/hequr maskën. Përdorimi i një furçe nuk rekomandohet pasi grimcat e kafesë mund të rrinë në fijet e saj

Si ta bëni:

Hidhni pak kafe në tas dhe shtoni qumështin. Përzijeni aq sa të bëhet një masë e trashë, por kini kujdes me qumështin se ua “vështirëson” paksa punën. Aplikoni maskën në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve. Prisni 15-20 minuta që substancat të ndikojnë në lëkurë. Hiqni maskën duke larë fytyrën me ujë të ngrohtë. Falë vetive rigjeneruese të kafesë, lëkura juaj e fytyrës është ringjallur, rrjedha e gjakut është përmirësuar, dhe çehreja juaj bëhet e shëndetshme.

Parandaloni dhe hiqni rrudhat e fytyrës

E gjitha që ju duhet është pak vazelinë për të parandaluar dhe për të hequr qafe rrudhat e fytyrës. Aplikoni një shtresë vazelinë në fytyrë, nën sytë dhe buzët çdo natë. Është e rëndësishme që të lani fytyrën tuaj para se të përdorni këtë substancë yndyrore, dhe ta përdorni kur fytyra juaj të jetë ende e lagur. Në mëngjes do të dalloni ndryshimin: lëkura juaj do të jetë më e butë dhe më elastike.


Shtuar 1.03.2020 08:00