Teksa numi i të infektuarëve ka shkuar në 763, lajmi i mirë është se po shtohet edhe numri i pacientëve të cilët po fitojnë betejën për jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë janë shëruar dhe shkon ne 422 numri pacientëve të shëruar, ose 57.3 % e totalit të të prekurve.
Zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, beri me dije se aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19.
Sipas saj, përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Nderkohë Lezha, Tropoja dhe Rrogozhina kanë mposhtur koronavirusin.