Ish drejtori i Milanit, është i shqetësuar për situatën financiare në futbollin evropian, dhe thotë se futbolli përballet me një problem që nuk kuptohet plotësisht.
“Llogaritë janë hedhur në erë shkaku i borxhit të klubeve dhe humbjes së të ardhurave nga TV”, ka deklaruar Galliani, përcjell lajmi.net.
“Situata është potencialisht dramatike”.
“Nuk është vetëm kësti i fundit i të drejtave televizive që mungojnë, nuk ka të ardhura edhe nga stadiumet. Dhe 400 milionë eurot që UEFA nuk ka shpërndarë për Kupat e Evropë. Klubet e mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin, uljet e pagave nuk do të jenë të mjaftueshme”.