Arjan Sala është shpallur ditën e sotme ‘Dëshmor i Atdheut’, pasi gjeti vdekjen në magazinën e përpirë nga flakët në Tiranë. Ky vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Titulli pritet t’i dorëzohet nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në shtëpinë e familjes Sala.
Kujtojmë se 32 vjeçari punonte si shef i sigurisë në qendrën tregtare, ku pasi shpëtoi 25 persona, mbeti i bllokuar mes flakëve.
Trupi i tij u gjet pas 60 orë kërkimesh në katin minus 1 të kësaj godine, në një dhomë të vogël.
Ai ka lënë pas djalin 2 vjeç dhe bashkëshorten, ndërkohë që thirrja e familjarëve është që shteti të hedhë sytë drejt tyre.