Te Juventus nuk kanë fund problemet për sa i përket rikthimit të lojtarwve në Torino, shkruan Albeu.com.
Lojtarët si CR7, Khedira, Szczesny, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Danilo nuk mund të vijnë pasi avionët nuk lejohen të hyjnë në Itali.
Nga Higuain, që merret me problemet familjare në Argjentinë dhe një e ardhme që akoma duhet të përcaktohet në të zezë dhe të bardhë, me CR7, duke kaluar kohën e lirë në Maderia situata vërtet vështirësohet.
Mungesa të rënda që, sipas Corriere dello Sport, do ta shtyjnë Juvenusin të vonojë rifillimin e stërvitjes.
Pipita thotë se nuk dëshiron të kthehet në Torino sepse ka frikë nga koronavirusi, ndërsa në Argjentinë ai ka disa prbleme familjare.
Një rast i rëndë për menaxhimin e Juventusit, duke marrë parasysh edhe thashethemet e tregut për bomberin e Juventusit që tani largohet nga Juventus në fund të sezonit.
Douglas Costa mund të ishte ndër të paktët që mund të rikthehet: “Shpresoj të kthehem së shpejti në Itali sepse nuk di më se çfarë të bëj këtu”, tha sulmuesi bardh e zi në Instagram. Ai ktualisht është akoma në Brazil.
Ndërkohë, në Torino ka mbërritur vetëm Pjanic dhe ai tashmë do të qëndrojë 14 ditë në karantinë teksa në 4 maj pritet që skuadrat e Serisë të rinisin stërvitjen. /albeu.com/