Deputeti Adriatik Alimadhi ka kryer një tjetër test ndaj koronavirusit, i cili fatmirësisht ka rezultuar negativ.
Alimadhi tashmë është gati të kthehet në shtëpi.
Kujtojmë se ai u shtrua në fund të muajit mars në Spitalin Infektiv, pasi rezultoi i prekur me Covid-19. Gjendja e tij u rëndua dhe deputeti u vendos në oksigjen për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Bashkëshortja e Alimadhit rezultoi gjithashtu pozitive me Covid-19, mirëpo ajo u izolua në shtëpi pasi shfaqi gjendje të mirë shëndetësore.