Basri Ibrahimi reagon pas shkarkimit: Erdhi për arsye politike

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Trepçës ka shkarkuar sot nga detyra Kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje Basri Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se arsyet e këtij shkarkimi janë krejtësisht politike. “Arsyet e shkarkimit janë krejtësisht politike sepse asnjë arsye juridike ose diçka tjetë nuk ka pas në kete mes.Këto janë arsye politike të orkestruara si në rastet e tjera edhe në rastin tim” ka thënë shkurt Ibrahimi për “Gazeta Blic”.

Ditë më parë u shkarkua edhe menaxhmenti i Postës, ai i “Infrakosit”, “Ujësjellësit”, disa ambasadorë dhe disa konsuj.


Shtuar 15.04.2020 14:52