Real Madridi thuhet se është futur në garë për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi i Arsenalit ka refuzuar të rinovojë kontratën aktuale, ndërsa i kanë mbetur edhe 12 muaj.
“France Fotball” raporton se Zinedine Zidane po mendon të gjejë zëvendësuesin e Karim Benzemas i cili pritet të largohet gjatë merkatos së verës.
“Los Blancos” janë të interesuar për transferimin e Aubameyangut, por vetëm nëse dështojnë të transferojnë Erling Haalandin apo Mauro Icardin.
Për gabonezin në garë është edhe Interi e Barcelona, ndërsa mund të ndodhë edhe shkëmbimi mes tyre për Lautaro Martinezin e Antoine Griezmannin.