COVID-19 ka pushtuar 210 vende të botës duke infektuar 1,727,506 njerëz, 105,722 të vdekur dhe shëruar plotësisht 390,598 njerëz.
Në të gjithë botën janë marrë masa ekstreme të cilat kanë izoluar në masë njerëzimin dhe vënë në punë policinë dhe ushtrinë e vendeve të prekura.
Një video tronditëse po bën xhiron e rrjetit, ku 7 policë kanë nxjerrë më dhunë nga autobuzi një qytetar për arsyen e thjeshtë se nuk kishte vënë maskë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Philadelphia dhe qytetarët e zonës janë shprehur të zemëruar me veprimin e ashpër të policisë së zonës. /albeu.com/