Rama bëhet lëmsh, qytetari i kap gafën teksa po debatonte në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë ditën e sotme tek i është përgjigjur nje qytetari në komentet në Facebook.

Teksa një qytetar i fshatit Çërravë në Pogradec i qante hallin e tij, kryeministri dha një përgjigje që askush nuk e priste.

Qytetari: Ju kam shkruar shumë herë. Nuk kemi çfarë të hamë. Për shkak të masave nuk shkoj dot në punë.

Qendra Administrative Çërravë ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qejfit”, shkruan ai.

Rama: Leri çerrat e mos fyej njerëzit, po shkruaj ku punon dhe si e ke konkretisht hallin…

Qytetari: Edi Rama, Çërravë është fshat i Pogradecit, sapo zbret nga Qafë Plloça…

Sic mund t’a shihni edhe në fotot e bashkëngjitur lajmit, qytetari nuk e ka shkruar në mënyrë të saktë njësinë e tij administrative, gjë e cila mund të ketë sjellë edhe ngatërresën e kryeministrit Rama. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2020 20:03