Roberto Carlos: Capello më shpëtoi

Roberto Carlos ka treguar se si Fabio Capello ka luajtur rrol të madh në shndërrimin e brazilianit në njërin prej mbrojtësve më të mirë të majtë në botë.

Ai ka treguar për kohën te Interi nën drejtimin e Roy Hodgson që gati e “shkatërroi”.

Hodgson e vendosi Roberto Carlosin në mesfushë, pavarësisht se braziliani luante mbrojtës i majtë që më pas te Real Madridi u shndërrua në një prej më të mirëve në botë në atë pozicion.

“Roy Hodgson më shkatërroi te Interi, ai më bëri që të luaj në mesfushë”, tha Carlos për Marca.

“S’do të kisha shans të luaja për Brazilin teksa para kishim Kupën e Amerikës 1997”.

“Nuk shkonim mirë se bashku, por edhe nuk e njihja mirë futbollin evropian”.

47 vjecari e kaloi sezonin 1995/96 te Interi dhe më pas u transferua në Madrid, ku trajner ishte Fabio Capello.

“Fola me Morattin dhe i kërkova që të më lejoj të largohem. Shkova në Madrid për Capellon, ai është trajneri më i rëndësishëm që kam pasur”.

Carlos e veshi fanellën e Realit 11 sezone, bëri 527 paraqitje, shënoi 69 gola dhe dhuroi edhe 88 asiste.


Shtuar 10.04.2020 17:40