Florian Riza është zyrtari i FSHF-së që u infektua me virusin COVID-19. Ish-futbollisti pas një periudhe 10 ditore në shtëpinë e tij i është drejtuar spitalit për të marrë një trajtim mjekësor. Por në një intervistë për “ABC News”, Riza ka rrëfyer edhe tmerrin e spitaleve shqiptare, të cilat nuk plotësojnë as kushtet minimale të higjenës. Një e vërtetë e hidhur kjo që na shoqëron prej vitesh tashmë.
Ai rrëfen se në të mungonin edhe sapuni, veshjet, apo edhe ushqimu, ndërsa e gjithë pamja e brenshme dhe situata të jepnin përshtypjen sikur ishim një shekull pas në kohë e jo në vitin 2020. Një gjendje e shëndetësisë shqiptare për të ardhur keq, teksa Riza shton se vuajtjet më të mëdha mund t’i përjetoje prej qendrimit në spital se sa nga vetë sëmundja.
Të lidhura
None found
“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, ka thënë zyrtari i FSHF-së, Florian Riza.
