Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit. Aktorja dhe moderatorja gjatë kësaj kohe ka qenë shumë e hapur me publikun, duke treguar detaje nga lidhja e tyre e sidomos momentet në karantinë.
Së fundmi Rudina ka postuar një video ku e shfaq Markun siç nuk e kemi parë kurrë më parë, duke lyer hekurat e gardhit të shtëpisë.
“Po zgjati edhe pak karantina, ky ka me ly gjithë lagjen”, dëgjohet të thotë aktorja teksa filmon ish-deputetin i cili është përqëndruar tek puna.