Chelsea në “luftë” me Arsenalin për Boateng

Pas Arsenalit edhe Chelsea është futur në garë për qendërmbrojtësin e Bayern Munchen, Jerome Boatengut.

Mbrojtësi gjerman thuhet se po kërkon një aventurë të re dhe dëshiron të largohet nga Allianz Arena në këtë verë.

Ka kohë që 32-vjeçari po kërkohet nga Arsenali, mirëpo tani në garë për të është futur edhe rivali i tyre lokal Chelsea.
Mikel Arteta dhe Frank Lampard duan që të kenë eksperiencë në mbrojtjen e tyre dhe Boateng është favoritë për të kaluar në Ligën Premier.

Bayern Munich është i hapur që të shesë mbrojtësin në fatin kalimtar, pasi në kontratën e tij ka mbetur vetëm edhe një vit.

Kampioni i Bundesligës do të përfitonte nga shitja e tij rreth 15 milionë euro dhe Arsenali e Chelsea do të bëjnë një ‘luftë’ për transferimin e tij.


Shtuar 7.04.2020 08:01