Tirana e Shkodra 2 “bomba bërthamore”, pse u rritën me shpejtësi rastet e të infektuarve

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi sot se rritja e rasteve të prekur me koronavirus në Tiranë dhe në Shkodër ka ardhur si shkak i mos respektimit të rregullave të distancimit social.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Të lidhura

None found

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, tha ajo.

Sipas MSH janë 28 raste të reja, ndërsa numri total shkon në 361 të prekur. Kujtojmë se një ditë më parë u deklaruan 29 raste të reja me COVID-19.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.


Shtuar më 5.04.2020 10:59

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş