Ia kalon Kinës, kaq viktima ka shënuar koronavirusi në SHBA deri sot

Amerika është vendi më me shumë të infektuar në botë.

Sot ka shkuar në 5369 numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se brenda 24 orëve ka pasur 13.671 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë, në total numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 228.674.

Mediat e huaja raportojnë mes të tjerash se numri i personave të shëruar ka shkuar në 10.280.


Shtuar 2.04.2020 17:55