Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pergjigjes se shtetit serb, ndaj thirrjes së tij për të hequr bllokimin ndaj kamionëve të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Rama e cilësoi këtë si një lajm të mirë.
“Nuk ka kurrfarë bllokade për kalimin e kamionëve nga Kosova në Serbi në dogana.
Ka pasur vetëm një masë që lidhej me ndalimin e lëvizjes gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, nga e cila para dy ditësh kemi përjashtuar kamionët me artikuj themelorë edhe për shqiptarët nga Kosova”, tha ai në reagimin e tij.