Rezultatet: Eliminatoret Katar 2022 (FOTO LAJM)

Fitore në transferta për Gjermaninë dhe Italinë, teksa nuk gabojnë Polonia dhe Hungaria, rivalët e Shqipërisë në Grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar “2022”.

Skuadra e Joachim Low triumfoi 0-1 në Rumani, sfidë që u vendos nga goli i shpejtë i Serge Gnabry.

Mesfushori i Bayern Munchen gjeti rrjetën në minutën e 17-të, gol që i mjaftoi “Pancerave” për të marrë fitoren e dytë radhazi.

Italia thyen tersin Bullgari. Djemtë e Roberto Mancinit fituan 0-2 në Sofie, duke marrë suksesin e parë në tokën bullgare.

Image

 

Andrea Belotti ktheu në gol një penallti në limitet e pjesës së parë, kurse goli i sigurisë u realizua nga Manuel Locatelli shtatë minuta përpara fundit të ndeshjes. Dy fitore radhazi dhe gjashtë pikë të plota për Italinë në Grupin C.

Polonia nuk hasi vështirësi në Varshavë përballë modestëve të Andorrës, kundërshtar të cilin e mposhti me rezultatin 3-0. Robert Lewandowski shënoi një dygolësh, teksa fitorja me “tris” u vulos nga Karol Swiderski, sulmuesi i PAOK.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Hungaria në San Marino. Golat e fitores për skuadrën udhëtuese i shënuan Adam Szalai, Roland Sallai dhe Nemanja Nikolics.


Shtuar 28.03.2021 22:58