Ditën e djeshme nëpër media ka qarkulluar lajmi se gardiani shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha është i prekur nga koronavirusi. Ditën e sotme, shefi i mjekëve të Lazios, Ivo Pulcini, ka hedhur poshtë këto thashetheme.
“Ky është një lajm i rremë”, ka deklaruar Pulcin.
Në mediet lokale në Romë është raportuar se portieri shqiptar është infektuar me COIVD-19, diçka që është hedhur poshtë nga skuadra e Lazios.
“Është një lajm i rremë dhe ka shumë të tillë për momentin”, tha mjeku.
“Unë nuk do të futem në detaje, por kam folur me njerëzit e përfshirë dhe kemi pasur momente gazmore. Strakosha nuk ka COVID-19, e asnjë tjetër te Lazio”.
Lazio aktualisht renditet në vendin e dytë në Serie A, me një pikë më pak se liderët e Juventus.
