Sipas ish-deputetit Dashamir Shehi, përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar është vetëm kryeministri Rama dhe askush tjetër.
Gjatë një interviste në Rtv Ora, Shehi thotë se të gjithë të tjerët janë thjesht fakirë që përdoren prej tij.
Shehi: Debati është i natyrës publike dhe politike. Atë e ka shembur Edi Rama, ato të shkretët janë fakirët që janë përdorur.
Gjysma e tyre nuk kanë dashur ta firmosin por e firmosin prej interesit dhe frikës. Një ditë të bukur po të ketë shtet dhe prokurori fillojnë dhe i deklarojnë ata se kush i urdhëroi, si është historia.
Ky është kryekuzhinieri i kësaj çorbe, ai pastiçieri është hallexhi. Këta janë treguar të gatshëm. Kur shteti bëhet i dhunshëm do të presim dhe nga këto.
Shtëpitë që shemben poshtë e përpjetë me këto njerëz shemben, pronat që shpërndahen. Është frymë që e ka futur Rama, ka mbaruar administrata publike.
