Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend.
Bëhet fjalë për një 69 vjeçar që humbi jetën në mënyrë të papritur mëngjesin e sotëm.
Pacienti S.K. po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.