Futbollisti i Atalantës, Andrea Rinaldi, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 19-vjeçare.
Djaloshi, i cili kishte pësuar hemorragji në tru si pasojë e sëmundjes së aneurizmës, mbërriti në spitalin e Varezes në gjendje tepër kritike dhe mjekët e patën të pamundur ta shpëtonin.
Lajmi ka pikëlluar jo vetëm qytetin e Kermenates ku ai banonte, por mbarë futbollin italian dhe europian.
“Ishte një njeri që e donin të gjithë dhe i bënte të gjithë ta donin”, deklaroi trajneri i tij, Giovanni Cusatis.
Mesfushori italian, i ditëlindjes 23 qershor 2000, këtë edicion ka qenë i huazuar te Legnano, që zë vendin e dytë në Grupin B të Serisë D, teksa më herët kishte luajtur edhe me Imolese në Serinë C.