Koronavirusi ka pasur ndikim edhe në maskotën më të famshme në Gjermani.
Pronarit të maskotës së Eintracht Frankfurtit, shqiponjës Attila, i është ndalur kthimi në Bundesligë, që do të vazhdojë këtë muaj.
Të lidhura
None found
Sipas Daily Mail, Attila zakonisht fluturon rreth stadiumit me 51 mijë ulëse, para ndeshjeve që Eintrachti i luan në shtëpi. Fluturimi i shqiponjës shërben për të ndezur atmosferën në stadium.
Por shqiponja 16-vjeçare nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrat e saj të prag-ndeshjeve që nga 12 marsi, kur Eintrachti pësoi 3:0 nga Baseli.
Edhe atëherë shqiponja e famshme kishte rol të kufizuar. Ndeshja ishte luajtur pa praninë e shikuesve.
Pronarit të shqiponjës tani i është thënë se fluturimi i saj nuk do të lejohet kur Frankfurti të përballet me Gladbachun dhjetë ditë më vonë.
“Attila është mësuar me njerëzit. Ajo është e vetmuar”, ka thënë Norbert Lawitschka për Bild.
Shqiponjës i janë anuluar edhe paraqitje tjera publike, pasi ishte angazhuar për dasma, kampe të futbollit dhe nga tifozët.
“Kjo natyrisht është humbje e madhe financiare”, ka shtuar Lawitschka, që llogarit në paratë e klubit dhe bizneset tjera për të gjeneruar të ardhura.
Ai megjithatë shpreson se shqiponjës shpejtë do t’iu lejohet paraqitja në stadium. Pronari i shqiponjës vuan nga diabeti dhe për këtë paraqet rrezik të madh për prekje nga koronavirusi.
