Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një punëtor 63 vjeç humbi jetën pasi u rëzua nga pallati.
Mësohet se 63 vjeçari ishte punonjës i kompanisë “AK Group” dhe ishte duke punuar për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.
Policia ka shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën tragjikish personi me iniciale M.P.. Të shoqëruarit janë nga stafi i kompanisë së ndërtimit që kishte punësuar 63 vjeçarin.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë.