Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Serbi, Vuçiç shpall gjendjen e jashtëzakonshme

KA shkuar në Shtatë 55 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Serbi.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se deri mëngjesin e sotëm janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.

Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë ndaluar për mjekim në spital, pa komplikime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon.


Shtuar 16.03.2020 09:17