Titullar i padiskutueshëm në formacionin e Zinedine Zidane, mesfushori brazilian, Casemiro nuk ka rinovuar ende me Real Madridin.
Negociata midis drjtuesve të klubit dhe lojtarit për zgjatjen e kontratës kishin filluar, mirëpo pandemia e koronavirusit ndërpreu gjithçka.
Megjithatë, drejtuesit e Realit tashmë janë të gatshëm për të rinisur bisedimet me Casemiron për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2021.Sigurisht që edhe dëshira e lojtarit është të vazhdojë aventurën tek skuadra madrilene.
Mirëpo, ka dhe një ngërç në këtë mes që duhet zgjidhur. Casemiro kërkon një pagë më të lartë dhe klubi madrilène do të duhet të punojë për zgjidhjen e kësaj çështje.