Janë nisur me ugjencë nga Fieri drejt Tiranës, gruaja shtatzanë dhe djali i saj 2 vjeçar të cilët u infektuan në Tiranë.
Mësohet se ata do të sillen te Spitali Infektiv, për një trajtim më të specializuar.
Sipas informacioneve, nusja e shtëpisë, e cila eshte ne muajin e tete te shtatezanise ka shkuar ne Tirane dhe ka vizituar familjen e saj te cilet kane qene me Covid-19.
Më pas ajo është kthyer ne Fier dhe ka infektuar djalin e saj 2 vjecar dhe vjerren 70 vjecare. Bashkeshorti i saj nuk ndodhet ne Shqiperi pasi jane rezidente ne Suedi.