Përplasen tre makina në autostradën Tiranë-Durrës, ka të lënduar

Tre automjete janë përplasur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë, mësohet se është lënduar një person por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar dhe e gjithë autostrada dhe ka radhë të gjatë makinash.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 24.06.2020 16:21