Jemi në prag të takimit që liderët e partive politikë në Kosovë dhe Serbi do të bëjnë në SHBA për dialogun mes tyre.
Pikërisht për këtë kreu i Organizatës së veteranëve, Hysni Gucati ka bërë thirrje për udhëheqësit e Kosovës dhe liderët e partive politike që të kenë qëndrime të njëjta para takimit me Serbinë në Uashington.
“Vetëm të bashkuar mund të ecim tutje dhe të kemi zgjidhje sa me të mirë për Kosovën, ne veteranët e UÇK-së nuk kemi luftuar që sot klasa politike dhe udhëheqëse e vendit të jenë të ndarë dhe të mos mund të kenë qëndrime të njëjta, tani është mundësia e tyre dhe momenti historik të tregojnë se ja duan të mirën Kosovës duke qenë të bashkuar dhe duke e përfaqësuar Kosovën sa me dinjitetshëm në Ëashington, delegacioni i Kosovës duhet të ia kujtojë Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet që i ka bërë ndaj popullatës shqiptare civile në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë ai.
