U infektua me COVID-19 në QSUT, ndërron jetë 68-vjeçari nga Gjirokastra

Ka humbur jetën i prekuri i parë me COVID-19 nga Gjirokastra.

Mësohet se viktima ka humbur jetën gjatë transportit për në shtëpi.

Bëhet me dije se, 68-vjeçari ishte i shtruar në QSUT që prej 20 majit, për shkak se vuante nga hepatiti, ku edhe u infektua me koronavirus.

Ndërkohë viktima në muajin qershor u konstatua me COVID-19, dhe më pas u transferua në spitalin Infektiv.

Gjatë ditës së sotme 68-vjeçari ka lënë spitalin Infektiv në gjendje të mirë shëndetësore, por rrugës për në Gjirokastër, në afërsi të Lushnjes, ka humbur jetën.


Shtuar 20.06.2020 17:25