Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim me ftesë të kësaj të fundit.
Mësohet se Basha ndodhet në rezidencën private të Kim dhe takimi vjen në kuadër të diskutimeve që janë në zhvillim sa i përket Reformës Zgjedhore.
Ndërkohë, puna për kalimin e kësaj reforme në Kuvend ka mbetur pezull pasi palët politike nuk ka rënë dakord rreth hartimit të amendamenteve për shkak se opozita ka kërkuar një formulë tjetër për zgjedhjen e anëtareve të KQZ-së.
