U infektua në një ceremoni morti, e moshuara nga Elbasani sillet me urgjencë tek Infektivi

Një 73-vjeçare nga Elbasani, e infektuar me Covid-19 rreth një javë më parë, është transportuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar.

Ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen në orët e pasdites së sotme.

Mësohet se 73-vjeçarja u infektua me Covid-19 gjatë një ceremonie mortore ku mori pjesë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 82 raste me koronavirus të zbuluara në 24 orët e fundit, si dhe humbjen e jetës së një 68-vjeçari nga Kruja.


Shtuar 16.06.2020 17:30