Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Zinxhiria” të Gjirokastrës. Mësohet se shtëpia në pronësi të shtetasit Tafil Tafili është shkrùmbuar e gjitha së bashku me orenditë shtëpiake.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme ndërkohë forcat zjarrëfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.
Ka dyshime që flakën ia ka vendosur babai i Tafil Tafilit ndërkohë nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat.
