Pogba me pozicion të ri te Manchester United pas blerjes së Fernandes (FOTO LAJM)

Mesfushori francez ka pasur një sezon të vështirë duke u përballë me shumë lëndime.

Por, transferimi i Bruno Fernandes ka bërë që mungesa e Pogbas të mos vërehet te ‘Djajtë e Kuq’, raportojnë mediet në Angli.

Me rifillimin e sezonit, Solskjaer ka vendosur që Pogbas t’ia ndryshojë pozitën në fushë, duke luajtur si numër 10, i avancuar, duke ndihmuar skuadrën në pjesën ofensive.

Pogba do të zë vend në pjesën ofensive, së bashku me Greenwood dhe Rashford, ndërsa në sulm do të jetë Anthony Martial.


Shtuar 11.06.2020 09:13