Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë Qeveria e Kosovës, ndërsa tha se integriteti territorial është i padiskutueshëm.
Ai në një prezantim të platformës së dialogut me Serbinë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Dialogun e udhëheqë kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese…Kam dërguar ftesë edhe tek opozita që të prezantojmë qasjen e qeverise karshi dialogut Kosovë-Serbi. Një pjesë e opozitës ka heshtur ndaj ftesës sonë… Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm. Marrëveshjet duhet të arrihet me njohje reciproke…”, tha ai.
