“Nuk e mora vesh cfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj…”
Deputeti Murrizi ka paralajmëruar votën kundër në Kuvend të opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore.
Këtë ai e bëri me dije pas takimit 90 minutësh në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, se bashku me tre kolegët, deputeten Rudina Hajdari, Edmond Stojku dhe Nimet Musai.
“Nuk e mora vesh cfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj, kishim shkuar të thonim qëndrimin tonë kundër me firmat e 39 deputetëve ne nuk votojmë asgjë në parlament që është jashtë asaj që kemi kërkuar prej 15 muajsh, administratë zgjedhore. lista të hapura dhe votë emigrantësh”, tha Murrizi.
