Fotoja që shikoni bashkëngjitur lajmit po bën xhiron e rrjetit.
Mesazhi që vajzat janë munduar të përcjellin është komentuar masivisht në rrjetet sociale.
Njëra prej tyre shkruan në këmbë “Më përdhuno”, ndërsa tjetra “A po ta ngref”.
Këto mesazhe të cilat në dukje janë banale i referohen ngjarjes në Babrru ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht për 3 vite nga roja i shkollës dhe 3 të rinj.
Por jo vetëm, mesazhet e vajzave u drejtohen mentalitetit shqiptar ku vajzat shihen si objekte seksuale, të cilat “ndjellin” epshin e meshkujve. /albeu.com/
