Një grua 39 vjeçare në Rusi do të gjykohet për një vepër kriminale të rrallë. Ajo e ka vrarë burrin e saj pas 20 vitesh martesë duke e betonuar më pas në tokë.
39 vjeçarja është hakmarrë pasi që burri i saj e ka rrahur e torturuar vazhdimisht. Burri ishte një alkoolist kronik dhe për këtë vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj gruas.
Të lidhura
None found
Por, në gusht të vitit 2019 kur burri ishte nën ndikim e tepërt të alkoolit, gruaja u tërbua duke i lidhur atij këmbët e duart. Më pas me jastëk i ka zënë frymën duke i shkaktuar vdekjen.
Trupin e burrit e ka mbështjellur me një qilim dhe hodhi në një gropë. Të nesërmen, ajo ka marrë një mikser betoni duke e mbuluar gropën tërësisht.
Gruaja e kishte lajmëruar burrin si të zhdukur. Pas hetimeve të hollësishme, policia ka gjetur se gruaja ishte ajo që kishte shkaktuar vdekjen e burrit dhe kishte bërë varrimin e tij.
Të premtën e kaluar, gruaja e ka pranuar krimin e bërë. Trupi i burrit të saj është nxjerrur dhe është varrosur në vendlindjen e tij. 39 vjeçarja oritet të përballet me dënim deri në 15 vite burg.
