Janë konfirmuar e koronavirus edhe dy deputetë të tjerë. Bëhet fjalë për deputetët Enver Roshi dhe Elio Hysko.
Më herët, gjatë ditës së sotme u raportua se testoi pozitivisht edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili njoftoi në rrjetet sociale se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus një ditë më parë.
Shkon në tre numri i deputetëve të Kuvendit të infektuar me COVID-19. I pari që u infektua me COVID-19 ka qenë kreu i Ballit Kombëtar, deputeti Adriatik Alimadhi, i cili u shërua.
Gjithasht, pozitiv ka testuar dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.