35-vjeçari nga Ferizaj vdes, ishte në pritje të rezultatit për COVID-19

Edhe një person nga Ferizaj ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 duke shënuar kështu viktimën e tretë që humbi jetën nga Covid-19 në Kosovë vec brenda pak orëve, raporton Express.

I riu nga Ferizaj për më pak se dy javë kishte qëne i shtrirë në spitalin e Ferizajt, ndërkohë javën e fundit ai ishte tranferuar për në QKUK për trajtim mjekësor.

Të lidhura

None found

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, tha për Express se në rezultatet e para për Covid-19, ky i ri, kishte rezultuar negativ. Ai ishte ritestuar në QKUK, por ka qenë në pritje të rezultatit.

“I ndjeri ka qenë i shtrirë në spitalin e qytetit për disa ditë, ndërsa në javën e fundit ka qenë i shtrirë në QKUK. Në rezultatet e para për Covid-19, ka rezultuar negativ, ndërkohë është ritestuar në QKUK prap dhe ka qenë në pritje të rezultatit”, ka deklaruar Ademi për Express.

E lajmin për vdekjen e këtij personi e ka kumtuar edhe zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyci.

“Miq, vllazen dhe Ferizajas, sot e humbem Bekim Palushim ne luften kunder pandemise, ne moshen me te mire, duke na trishtuar te gjithe ne qe e dashtem. Te Zotit jemi, e te ai do te kthehemi. Lutemi qe faqebardh si Bekimi”, ka shkruar Bytyqi.

E ky person është viktima e tretë i cili ndërroi jetë vetëm Brenda pak orëve e që dyshohet se ishte prekur nga koronavirusi. Një 32-vjeçar ka vdekur në Pejë. Edhe ai kishte qenë në pritje të Covid-19. Ndërkohë që një 70-vjeçar jetër nga Gjilani humbi jetën si pasojë e infketimit me Covid-19 gjatë ditës së sotme.

Ndryshe, ne 24 orët e fundit ne vend u shenuan 8 viktima si dhe 237 raste të reja me Covid-19.


Shtuar më 26.07.2020 11:26

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber