Përfshihet nga flakët autobusi që transporton punonjësit e fasonerisë

Një autobus që transporton punëtorët e fasonerisë në Fier është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës, teksa ishte i parkuar.

Mësohet se ky mjet, bënte të mundur transportin e punëtorëve nga fshatrat Peshtan, Kafaraj, Frakull të njësisë administrative Levan dhe me gjerë.

Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan flakët, por mësohet flakët kanë përfshirë një pjesë të mjetit duke shkaktuar dëme materiale edhe në pjesën e brendshme të autobusit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të ndodhur.


Shtuar 26.07.2020 09:50