Një selfie e tyre bëri lëmsh dynjanë.
Adrola Dushi dhe Capital T pozuan së bashku dhe menjëherë filluan zërat se dyshja mund të jetë në një lidhje.
Pasi Adrola mohoi edhe lidhjen me deputetin kosovar dyshimet u shtuan edhe më shumë.
Capital T e shoqëroi foton më një zemër, por lartë e poshtë thuhet se Adrola mund të jetë pjesë e vidoklipit të këngëtarit.
Por prit pak… zemrat mes modeles dhe reperit po vazhdojnë të shkëmbehen edhe në foto të tjera.
Capital T duket se nuk i ka rezistuar fototve sensuale të Adrolës duke lënë zemra në to, të cilave Adrola i është përgjigjur menjhërë me të njëjtën monedhë.
Nuk dihet saktësisht marrëdhënia e dyshes, por nëse do jenë çift nuk do të dalë askush kundër./albeu.com/