Zbardhet takimi i sotëm i Këshillit Politik, Opozita nuk heq dorë: Asnjë ndryshim!

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për ditën e sotme.

Burimet bëjnë me dije se gjatë 1 orë takim, Opozita ka dënuar faktin që ditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e Këshillit Politik, në një kohë kur ajo e kishte konfirmuar mospjesëmarrjen.

Të lidhura

None found

“Opozita dënon shoën e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë.

Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër).

Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim.

Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit.

Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias”.


Shtuar më 23.07.2020 16:45

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber