Katër raste të reja me Covid 19 në Maqedoni, Filipçe: Një person i ardhur nga Gjermania është në izolim

Katër raste të reja me korona virus janë regjistruar në Maqedoni. Këtë informacion e dha ministri Venko Filipçe. Ai deklaroi se në Dibër dhe në Qendër Zhupë do të shpallet gjendje e krizës.

Shtoi se një person i cili ka ardhur nga Gjermania është izoluar. Pohoi se personat që kanë qëndruar afër tij gjithashtu janë në izolim.

Filipçe deklaroi se 45 persona janë në izolim shtëpiak. Ai pohoi se pacientja e parë e cila u prek nga Covid 19 është në gjendje stabile dhe do të lëshohet në mjekim shtëpiak.


Shtuar 13.03.2020 15:46