Shkoi ti çonte ushqim familjarit në burg, çfarë kishte fshehur në të

Duket se cudirat në burgjet shqiptare nuk kanë fund.

Këtë herë një person është arrstuar pasi ka tentuar të fusë një plumb brenda tij për një familjar.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion.


Shtuar 21.07.2020 06:57