Zv. kryeministri Erion Braçe, ka ironizuar kryedemokratin Basha, ku në një vizitë zyrtare në Kosovë është detyruar të mbajë maskë për COVID-19, pasi Kosova e ka detyrim diçka të tillë edhe në ambient të hapur.
Braçe thotë se Basha nuk di të vë as maskën, dhe kjo pasi në Shqipëri nuk e mban. Pak më herët, në rrjet kanë shpërthyer një mori fotosh ku Basha nuk kishte vendosur mirë maskën.
E duke e përforcuar këtë, Erion Braçe thotë se ky person që premton se do shpëtojë popullin, nuk di si të mbajë një maskë.
Statusi:
NUK MBAHET MASKA KESHTU OR QYQ!
BOLL PE HUNDEN TENDE!
E shihni,
ky qe ju flet per Coronavirusin,
qe shan e mallkon cdo dite,
qe ben mjekun-infeksionistin, epidemiologun etj,
qe ben shpetimtarin e qe uleret cdo dite
beni si them une e beni si bej une,
NUK DI TE VENDOS AS MASKEN NE SURRATIN E TIJ!
Pra,
mire qe duhet te shkonte ne Kosove qe te vinte maske sepse ketu as ne ambjente te vogla sa nje dhome
nuk e vinte,
por ky nuk di as si ta vendose masken!
Ky do ju mbroje, ky do ju shpetoje!
Deri tani gjithkush ka thene per te se
SHEH VEC HUNDEN E TIJ!
Ja ku e keni, vec hunden e tij pa,
ndaj ai e kish hunden jashte e kryeministri i Kosoves brenda maskes!