Ndërkohë që kanë filluar të hidhen votat e para në kuti, kujtojmë se këto zgjedhje po monitorohen nga ekipet e gazetarëve nga pesëmbëdhjetë media të huaja.
Këto media, do të kenë 57 gazetarë në terren, të cilët kanë marrë akreditime nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Të lidhura
None found
Ekipi më i madh nga 18 gazetarë dërgohet nga Al Jazeera Ballkan, ndërsa ekipet të gazetarëve do të kenë edhe Reuters, AFP, Zëri i Amerikës, Associated Press, televizioni kombëtar grek ERT, dhe agjencia e lajmeve ANA-MPA. News247, ARD gjermane, Agjencia e Shtypit Evropian – EPA, Radio dhe Televizioni Turk, Agjencia Anatolia, Euro Neës Albania, Radio Televizioni i Kosovës, BBC Serbia dhe Al Jazeera në anglisht.
Ndërkohë, media të tjera të huaja do të raportojnë për zgjedhjet përmes korrespodentëve të tyre në vend.
