51-vjeçari Ladio Braci, i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale” ka marrë sot letrën e OFL për deklarim të pasurisë.
51 vjeçari, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër u arrestua pak kohë më parë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, trafikonte lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.
Nga sot ai ka 48 orë kohë për të justifikuar pasurinë e tij.